5 Parashikime në lidhje me të ardhmen e IoT (Internet of Things)  

 

7 nëntorë, 2017 | IoT

 

 

Përmasat e internetit po rriten në rend eksponencial. Nuk ka lidhje vetëm me kompjuterat, laptopët, tabletët dhe smatphone-ët, jo më. Tashmë ka një tërësi pajisjesh që janë të lidhura në internet. Lavatriçet, fshesat me korent, dyert, lodrat e madje thekëset e bukës do të shndërrohen në pajisje të zgjuara. E ardhmja e çmendur që na u premtua nga historitë fantastiko-shkencore po fillon avash të shfaqet dhe konsumatorët po nxitojnë shumë të bëjnë një pjesë të tyren. Si rezultat, tani kemi atë që quhet “Internet of Things,” termi i ri përfshirës i gjithçkaje që lidhet me internetin.

1. Deri në vitin 2020, është parashikuar që në internet do të jenë të lidhura rreth 21 miliard pajisje.

Rreth 3.9 miliard pajisje të lidhura kanë qenë në përdorim gjatë vitit 2016 kudo në botë. Në vitin 2015, rreth 4.9 milion pajisje kanë qenë të lidhura me internetin. Brenda një viti milionat u shndërruan në miliarda.
 

2. Hacker-at do të vazhdojnë të përdorin pajisjet IoT për të lehtësuar sulmet DDoS.

Në Tetor të vitit 2016, bota u prezantua me sulmin e parë të “IoT” që është në fakt një virus i cili infekton pajisjet e lidhura si DVR, kamerat e sigurisë dhe më shumë. Virusi Mirai aksesoi pajisjet duke përdorur fjalëkalime dhe përdorues të gatshëm. Virusi më pas i kthen pajisjet e infektuara në botnet në mënyrë që të lehtësojë një DDoS. Ky sulm dikur fundosi një nga kompanitë më të mëdha të hostimit të website-ve në botë për 30 minuta.
 

3. Më shumë qytete do të kthehen në “smart”.

Konsumatorët nuk do të jenë të vetmit që do të përdorin pajisje IoT. Qytetet dhe kompanitë që gjithnjë përpiqen të jenë më efiçente duke kursyer kohë dhe para, do të fillojnë gjithashtu të adoptojnë teknologji “smart”. Duke nënkuptuar që qytetet do të jenë në gjendje të automatizojnë, manaxhojnë dhe përmbledhin të dhëna nëpërmjet video kamerave, stacioneve të biçikletave me qera, madje dhe taksive.
 

4. Inteligjenca artificiale do të jetë diçka ekzistuese.

Termostatët, sistemet e ndriçimit, madje dhe makineria e përgatitjes së kafesë mbledhin të dhëna bazuar në zakonet dhe sjelljet e përdorimit. Pajisjet e kontrolluara me zë në fakt regjistrojnë ato që ju thua dhe i ruajnë në cloud. Të gjitha këto të dhëna mblidhen për të lehtësuar të mësuarit mekanik. Të mësuarit mekanik është një lloj i inteligjencës artificiale që ndihmon kompjuterat të mësojnë pa qenë nevoja të programohen nga dikush. Këta kompjutera janë të programuar në mënyrë të tillë që fokusohet në të dhënat që marrin. Këto të dhëna të reja ndihmojnë makinerinë të mësojë cilat janë preferencat.
 

5. Routerat do të jenë më të sigurt dhe të zgjuar.

Me popullaritetin e zgjeruar të IoT në tregun konsumator, shumë prodhues po punojnë të nxjerrin shpejt produktet e tyre në treg, kështu që ndonjëherë, siguria mund të anashkalohet. Këtu luan një rol shumë të rëndësishëm router i shtëpisë. Ndërkohë që pajisjet e lidhura me internetin nuk mund të mbrohen vetë, router-i ka aftësinë të sigurojë mbrojtje në pikën e hyrjes.