Telekom Albania ju njofton se të gjithë klientët me parapagesë dhe me kontratë që do të udhëtojnë në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë tarifa më të ulëta për të gjitha thirrjet duke filluar nga java e parë e Korrikut 2019.

Çmimet e reja do të jenë të vlefshme në të gjitha rrjetet.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor: Bosnje Herzegovinë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Tarifat për njësi si më poshtë

KLIENTËT ME PARAPAGESË/PROGRAMET UP

Shtetet e Ballkanit Perëndimor Të vlefshme për klientët që kanë nuk paketë mujore Të vlefshme për klientët që kanë paketë mujore
(S, M, L, XL, EB, FIT)
  Lekë/njësi Lekë/njësi
Minuta dalëse 28.5 7.5 
SMS dalëse 9 3
Internet (MB) 13.74 3.75 
Minuta hyrëse 6 6
SMS hyrëse Falas Falas
KLIENTËT ME KONTRATË

Të gjithë klientët ekzistues ose të rinj me kontratë SMART që do të udhëtojnë në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të tarifohen si më poshtë:

Kontratë Individuale

Shtetet e Ballaknit Perëndimor

Të vlefshme për klientët që

nuk kanë njësi të mbetura nga programi

Të vlefshme për klientët që 

kanë njësi të mbetura nga programi

  Lekë/njësi Lekë/njësi
Minuta dalëse 25.65 7.5
SMS dalëse 8.1 3
Internet (MB) 3.75 3.75
Minuta hyrëse 6 6
SMS hyrëse Falas Falas

Kontratë Biznes

Shtetet e Ballkanit Perëndimor

Të vlefshme për klientët që 

nuk kanë njësi të mbetura nga programi

Të vlefshme për klientët që 

 kanë njësi të mbetura nga programi

  Lekë/njësi Lekë/njësi
Minuta dalëse 24.2 7.5 
SMS dalëse 7 3
Internet (MB) 3.75 3.75 
Minuta hyrëse 6 6
SMS hyrëse Falas Falas

Tarifimi i minutave do të kryhet fillimisht për 30 sekondat e para dhe më pas do të vazhdojë tarifimi për çdo sekondë.

Interneti do të tarifohet në baze : 1kb + 1KB.
Çmimet janë me TVSH të përfshirë

Njësitë e përfshira në programet përkatese me kontratë do të konsumohen gjatë kohës që klienti përdor kartën në Roaming (Kosovë / Ballkani Perëndimor). Klientët do të tarifohen sipas skemës më lart.

Paketat aktuale Roaming do të vazhdojnë të ofrohen në treg si një alternativë shumë e mirë për klientët me kontratë. (Rrjetet e Kosovës / Ballkanit Perendimor janë të përfshira në këto paketa).

Gjithashtu, abonentët me Kontratë Biznesi dhe Kontratë Individuale do të informohen për konsumin e internetit në nivelet 4.000 Leke (pa tvsh) dhe 5.000 Lekë (pa tvsh).

Shënim: Në përputhje me dokumentin reference ndërkombetar të përhershëm të GSMA, datë 16.12.2014, Versioni 24.6,  “Afatet per trasferimin e të dhënave data” për marrëveshjet e Roamingut ku shoqëria Telekom Albania është palë, në raste të veçanta, mund të krijohen vonesa  të shkëmbimit të të dhënave roaming deri në 30 ditë midis operatorëve në marrëdhenie roaming me njeri-tjetrin. Për këtë arsye,  në keto raste detyrimi për pajtimtarin për sherbimet roaming të konsumuara në muajin paraardhës mund të pasqyrohen ne faturën e muajit në vijim të muajit pasardhës.