Jetoni eksperiencën unike kudo ku udhëtoni me Airbnb nga Telekom!

 

 

Përfitoni kupon me € 30 zbritje në rezervimin e rradhës vetëm nëse shkarkoni aplikacionin nga Telekom!

 

Për të marrë kodin e zbritjes, duhet të krijoni llogarinë tuaj në Airbnb. Ndiqni hapat më poshtë për te krijuar llogarinë:

 • Shkarkoni aplikacionin AirBnB vetëm nëpërmjet Telekom duke klikuar ikonat e App Store dhe Google Play më poshtë dhe ndiqni udhëzimet për të krijuar llogarinë;

 • Krijoni llogarinë tuaj nga web duke klikuar butonin "Krijo Llogarinë" më poshtë.

 

 



 

Krijo Llogarinë

 

 

Pyetje të shpeshta

 

1. Si të regjistrohem në Airbnb?

 

- Në fillim ju duhet të regjistroheni në Airbnb.
- Klikoni butonin “Krijo llogarinë”
- Do t’ju kërkohet një adresë e-mail
- Vendosni adresën e email-it. Mund të përdorni llogarinë tuaj në FB, Google ose Yahoo.
- Vendosni fjalëkalimin
- Në momentin që ju krijuat llogarinë në Airbnb do të merrni në e-mail-in tuaj një mesazh konfirmues.
- Gjithashtu do të merrni një mesazh të dytë me kodin tuaj, të cilin mund ta përdorni për të përfituar 30 Euro

2. Si të prenotoj?

 

- Tashmë ju e keni kryer regjistrimin në Airbnb. Gjëja e parë që do shihni në këtë aplikacion janë qytetet e mëdha. Ju mund të zgjidhni një prej qyteteve tona, apo të klikoni në menunë kryesore tek lentja zmadhuese dhe gjurmoni vendndodhjen e saktë ku do të dëshironit të shkoni.
- Pasi të keni zgjedhur destinacionin tuaj, ju do të shikoni një sërë zgjedhjesh për akomodim. Aty ka një gamë mjaft të gjerë që mund t’ju përshtatet preferencave tuaja. Modaliteti standard është data e mbërritjes dhe nisjes. Kjo bëhet për t’u siguruar se akomodimi është i disponueshëm brenda afatit. Për konfigurime më të detajuara, klikoni tek More Filters(Më shumë Filtra).
- Në këtë seksion, ju mund të bëni kërkesa akoma më specifike – ju mund të specifikoni nëse dëshironi të keni dhomë që e ndani me dikë, një dhomë më vete ose një shtëpi të tërë/apartament. Ju gjithashtu mund të specifikoni rangun e çmimeve dhe kërkesa të tjera si numrin e krevateve, tualeteve, facilitete si interneti, kuzhinë, ajër të kondicionuar, dhe të tjera si këto. Pasi të keni specifikuar kërkesat tuaja, klikoni tek Apply Filters (Zbato Filtra).
- Ky veprim do t’ju kthejë sërish tek ekrani i përgjithshëm i akomodimeve, por tashmë ato janë të flitruara mbi bazën e dëshirave dhe mundësive tuaja. Atëherë, thjesht hidhini një sy gjithë listës së filtruar të apartamenteve individuale, dhe nëse gjeni ndonjë që ju intereson, klikoni mbi të për të patur një pamje më të detajuar profili.

3. Si ta përdor Kodin dhuratë?

 

- Pasi keni zgjedhur destinacionin dhe çmimin që ju përshtatet më shumë klikoni mbi “Instant booking”.
- Tek faqja e pagesës (Payment) në të djathtë do t’ju shfaqet, së bashku me pamjen e apartamentit, totali i shumës që duhet të paguani si dhe “Coupon code”(Kodi i kuponit).
- Në dritaren që ju shfaqet pasi keni zgjedhur “Coupon Code” vendosni kodin që keni marrë me e-mail.
- Nga shuma totale do të zbriten 30 Euro të cilat ju i përfituat FALAS vetëm sepse jeni abonent i Telekom Albania. 

4. Për sa kohë është i vlefshëm kodi dhuratë?

 

- Kodi dhuratë i përfituar është i vlefshëm për 12 muaj që nga momenti që ju e keni marrë me SMS pas regjistrimit në AirBnB nëpërmjet TELEKOM. 

5. Mund t’ja dhuroj këtë kod dikujt tjetër?

- Këtë kod mund ta dhuroni vetëm nëse ju prenotoni nga llogaria juaj në Airbnb.
- Këtë kod mund ta përdorni vetëm 1 herë. Nese ju prenotoni një hapësië për dikë tjetër dhe përdorni kodin tuaj dhuratë, ky kod nuk do të jetë më i vlefshëm.   
- Kodin dhuratë e përfitoni vetëm nje herë dhe vetëm në rast se vlera e hapësirës që keni prenotuar ështe më e lartë se 120 Euro.