31 Spitale Greke zgjedhin Infrastrukturën Cloud 

 

13 qershor, 2017 | Cloud

 

Sektori i kujdesit shëndetësor përballet me sfida shumë të mëdha sot: më shumë pacientë dhe gjithnjë e më të moshuar, shkurtime buxheti, apo mungesë stafi të kualifikuar janë disa prej tyre. Digjitalizimi mund të jetë një zgjidhje e suksesshme për pjesën më të madhe të këtyre problemeve. Kjo është arsyeja, përse 31 spitale publike në Geqi kanë përqafafuar mundësinë për të reduktuar kostot e tyre dhe për të rritur produktivitetin duke përdorur një infrastrukturë të re private Cloud.

Ky ishte një hap i arsyeshëm, duke patur parasysh që spitalet zakonisht shpezojnë një sasi të konsiderueshme kohe dhe buxheti për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave mjeksore. Për këtë projekt, Rrjeti i Kërkimit dhe Teknologjisë Greke GRNET (Greek Research and Technology Network) iu drejtua Grupit OTE, grupit Grek dhe Deutsche Telekom, për të zhvilluar një qendër të dhënash dhe infrastrukturë me bazë platformën Cloud që mund të zgjidhë problemin e magazinimit të ruajtjes së të dhënave rezervë dhe aksesin afatgjatë në të dhënat e imazherisë (duke përfshirë radiografitë dhe tomografitë) në spitalet Greke.

Virtualizimi përmes teknologjisë Cloud

Çfarë ofruan të dy partnerët? Një qendër të dhënash me siguri të lartë, performancë të lartë së bashku me pajisjet e telekomunikacionit që duhen për përdorimin e tyre. Të dhënat mjeksore duhet të ruhen për një kohë të gjatë, dhe për këtë arsye Spitalet kërkojnë kapacitete të mëdha dhe të zgjerueshme magazinimi, si dhe gjërësi brezi të mjaftueshme për të patur akses në këto të dhëna. “Teknologjia Cloud mund të ndihmojë sektorin e kujdesit shëndetësor që të përmirësojë efikasitetin duke krijuar kështu një vlerë të vërtetë për spitalet. Përmes magazinimit të pamjeve imazherike në mënyrë digjitale, repartet e radiologjisë kursejnë deri në 50 përqind të kostos për filmat, kimikatet dhe materiale të tjera të pa-ripërdorshme,” thotë Ralf Nejedl, Zëvendës President i B2B, Deutsche Telekom për Europën. “Jemi të lumtur që ekspertiza jonë në projekte komplekse të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve na jep mundësinë të ofrojmë infrastrukturën e duhur për zgjidhjen teleradiologjike me bazë platformat cloud në sektorin publik.”

Përfitimet për pacientët dhe spitalet

Karakteristikat e zgjidhjeve të reja janë akoma dhe më tërheqëse: Përveç kursimeve të konsiderueshme në koston e filmave imazherik dhe kimikateve të përdorura, nevojitet staf më i reduktuar për detyra jo-mjeksore, organizative dhe administrative. Ky projekt mundëson gjithashtu ofrimin e shërbimeve më të mira të mundshme për pacientët duke qënë se kontrollet imazherike do të jenë të disponueshme në çdo spital përmes infrastrukturës Cloud. Për më tepër ai ofron shkëmbimin e ekzaminimeve mes radiologëve të tjerë për një mendim të dytë. Përveç kësaj, procesi i bashkëpunimit duke lidhur spitale të ndryshme dhe kërkuesit akademik lehtësohet më shumë, pavarësisht sa larg mund të ndodhen ata nga njëri-tjetri. Në të ardhmen do mundësohen edhe shërbime të reja në fushën e shëndetit inteligjent: magazinimi i të dhënave mjeksore online është hapi i parë drejt krijimit të regjistrave elektronik të të dhënave shëndetësore.

Si funksionon

Kontrollet mjeksore imazherike të kryera në spitalet e lidhura në rrjet me njëri-tjetrin do të mblidhen dhe ruhen automatikisht përmes një sistemi të specializuar për arkivimin dhe tërheqjen e të dhënave të imazheve me shkallë të lartë, të quajtur HARMONI. Aksesi do të kufizohet rreptësisht vetëm në stafin mjeksor dhe infermierët e autorizuar përmes Sistemit lokal të Arkivimit dhe Komunikimit të Imazheve (PACS), për të siguruar sigurinë e përmbajtjes me kalimin e kohës. Kjo është një mundësi më e sigurtë magazinimi se ajo që përdorej më parë: Nëse ndodh diçka në strukturën e Teknologjisë së Informacionit në një spital, asnjë nga këto të dhëna nuk do të humbasë. Zgjidhja që tashmë është vënë në funksion në spitalet publike në Greqi mban shumë më tepër sesa teknologji në brendinë e vet: përmes virtualizimit të të dhënave të tyre, spitalet kanë rritur në mënyrë të ndjeshme disponueshmërinë e tyre dhe tashmë kanë ndërmarrë hapin e parë drejt digjitalizimit.


Mësoni më shumë mbi mundësitë e digjitalizimit në sektorin e shëndetit publik!

Autor: Alexandros Bregiannis
Titulli: ICT Sales Manager, OTE Group